Directory

Ndihmë:Mirë se vini! - Wikicitate Jump to content

Ndihmë:Mirë se vini!

Nga Wikiquote
Mirë se vini në Wikicitate!


Wikicitate është një përmbledhje e lirë e citateve të shkruara nga njerëz si ti e menaxhuar nga Fondacioni Wikimedia.

  • Citate: Wikicitate është një përmbledhje citatesh. Për hir të informimit, artikujt duhet të kenë një hyrje të shkurtër mbi temën që trajtojnë, kontekstin apo burimin. Gjithsesi, qëllimi kryesor mbetet përfshirja e citateve.
  • Të sakta: Wikicitate synon për saktësi. Ne përpiqemi të vendosim burime në citatet tona. Ne përpiqemi të gjejmë ato citate të cilat u janë atribuar gabimisht disa personave, t'i dokumentojmë me saktësi dhe, nëse është e mundur, të përcaktojmë shkakun e atribuimit të gabuar.
  • Gjithëpërfshirëse: Wikicitate është gjithëpërfshirës dhe kërkon citate nga njerëz të ndryshëm, vepra letrare, filma, kronika, epitafe e të tjera mediume. Ne përfshijmë citate nga e shkuara dhe nga e tashmja e çdo vendi, qoftë ai real apo fiktiv.
  • Të shquara: Wikicitate e limiton veten në përfshirjen e vetëm atyre citateve të cilat konsiderohen të shquara. Një citat mund të konsiderohet i tillë pasi ka arritur famë për shkak të faktit se ka kuptim për shumë njerëz, sepse i atribuohet një njeriu të njohur apo është shfaqur në një vepër të njohur.

Ka tri gjëra që mund të bëni në Wikicitate. Ju mund ta lexoni atë, ta redaktoni dhe ta shkruani.

Ka disa gjëra që nuk e kanë vendinWikicitate, por përveç atyre, të gjitha kontributet e tjera janë të mirëpritura.

Leximi

Leximi zakonisht është i thjeshtë. Shikoni djathtas, në majë për kutinë e kërkimit. Shkruani emrin e një personi apo libri të njohur dhe filloni të eksploroni.

Nëse keni një pyetje për funksionimin e Wikicitate, hidhni një sy te Pyetje e Përgjigje. Nëse nuk e gjeni aty përgjigjen e pyetjes suaj mund të pyesni te hapësira e atjeshme e diskutimit.

Redaktimi

Çdokush mundet të redaktojë faqet e Wikicitate. Shtypni butonin Redakto në krye të faqes që mendoni se ka nevojë për përmirësim dhe jeni gati për të redaktuar. Për shumicën e artikujve nuk keni nevojë për leje të veçanta për të redaktuar, madje nuk keni nevojë as të regjistroheni. Përpara se të nisni ama është mirë të provoni dorën te Livadhi.

Një mënyrë e thjeshtë që të ndihmoni te Wikicitate është ta përdorni atë normalisht derisa të vini re ndonjë problem, ndoshta një gabim drejtshkrimor ose një fjali të paqartë. Mjafton të shtypni Redakto dhe do jeni në gjendje ta rregulloni. Ji i guximshëm në redaktimin e faqeve - nëse ke një ide si mund të përmirësohet një faqe, thjesht bëje.

Shkrimi

Redaktimi i njohurive tona ekzistuese është gjë shumë e mirë por ne dëshirojmë që dhe ju të kontribuoni me njohuritë tuaja. Mund të filloni një faqe të re ose të gjeni një faqe ekzistuese dhe të shtoni një pjesë krejtësisht të re në të. Mos u shqetësoni shumë për gabimet - nëse ju bëni diçka të gabuar mund ta rregulloni më vonë. Keni një citat të preferuar nga një person i njohur? Një batutë që e përdorni gjithnjë? Nëse nuk janë në Wikicitate mos kini frikë të jeni ju të parët që i shtoni. Për personat që kujdesen për detajet, shikoni Ndihmë:Çfarë është një artikull? për të mësuar si të përshtasni artikujt që krijoni sipas tematikave që trajtojnë.


Për të krijuar një llogari, shtypni këtu.


Sigurohuni të hidhni një sy dhe te faqja zyrtare e Wikicitate në Facebook: Wikicitate.

If you don't understand Albanian, please ask for assistance here.

Puna e mbarë!
Shteg:
ND:MSV